Vendndodhja

Mali i Zi

Bukuria e virgjër

Mirë se keni ardhur në Mal të Zi, atje ku deti Adriatik bashkohet me male madhështore në një peizazh që do t’ju lejë pa frymë. Zhytuni në përqafimin magjik të natyrës që ju ofron udhëtimi nëpër pesë parqe kombëtare të jashtëzakonshme, si edhe në katër vende që i përkasin pasurisë natyrore botërore të mbrojtur nga UNESCO.

Duke nisur që nga pyjet e virgjëra të malit Biogradska dhe në shpatet e malit të Bjellasicës, si dhe nëpër bukurive mbresëlënëse të Parkut Kombëtar Durmitor dhe të 18 liqeneve malorë të tij, e deri në virgjërinë e paprekur të Bjeshkëve të Namuna, Mali i Zi ju ofron një parajsë malore që nuk do t’ju lerë indiferentë.

Qasja

Montenegro dhe Mountain Retreat by Dukley janë në një distancë kohore tre orë fluturimi nga shumica e qyteteve të Evropës.

Mali i Zi ka dy aeroporte ndërkombëtarë që ofrojnë fluturime të rregullta dhe çarter, si edhe kushte të favorshme për avionë xhet privatë:

PODGORICA

80 km

1h 30 min
udhëtim me makinë

TIVAT

152 km

2h 40 min
udhëtim me makinë

Kollashin

Mali Biogradska

Qyteti i Kollashinit dhe Parku Kombëtar Mali Biogradska, të cilët janë xhevahire të vërtetë të bukurisë natyrore, gjenden në zemrën e Malit të Zi. Kollashini, duke ofruar një atmosferë tërheqëse dhe qasje për në maja të mahnitshme, janë vende ideale për të apasionuarit pas aventurave dhe natyrës, që dëshirojnë që të kënaqen në rrëshqitjen emocionuese me ski, alpinizëm dhe aktivitete të tjera në qiell të hapur, e të rrethuar me peizazhe të mrekullueshme.

Get directions via Google Maps

Në një distancë të shkurtër nga Kollashini gjendet Parku Kombëtar Mali Biogradska, që është një oazë e virgjër e pyjeve të lashtë, me liqene të mrekullueshëm dhe me florë dhe faunë të shumëllojshme.

Ky xhevahir i paprekur i fton turistët që të hulumtojnë mrekullitë e tij me anë të ecjeve në shtigje nëpër pyje që të çojnë në katarakte të fshehura dhe pika nga të cilat shihen pamje të bukura. Shumëllojshmëria jetësore e biodiversitetit të parkut dhe atmosfera e qetë, bëjnë që ai të jetë një parajsë për fotografët, alpinistët dhe për ata që kërkojë që të lidhen sa më shumë me natyrën.

CRNA GORA

Monumentet e natyrës

Kollashini
Qendrat e skive

Qendrat skive në Kollashin, që janë në një largësi prej 5 minutash me makinë nga kompleksi Mountain Retreat by Dukley, ofrojnë kënaqësi emocionuese në borë. Qendrat e skive “Kolašin 1450” dhe “Kolašin 1600”, që kanë pista të përgatitura shumë mirë, lokale e restorante tërheqës dhe pamje të mahnitshme të maleve, ofrojnë eksperiencë të shkëlqyer për ski dhe snowboarding. Këto pista janë të përshtatshme për të gjitha moshat dhe nivelet e aftësive, pra pak rëndësi ka nëse ju jeni fillestar ose skiator me eksperiencë, gjë që e bën këtë vend një destinacioni ideal për amatorët e sporteve dimërore.

Largësia: 2.5 km / 5 min udhëtim me makinë

Liqeni i Biogradskës

Liqeni i Biogradskës është një xhevahir i fshehur në zemër të malit Biogradska, të njërit prej parqeve kombëtarë më të vjetër e më të bukur të vendit tonë. Ai është i rrethuar me pyje të virgjër dhe maja të larta malesh. Ky liqen të lë pa frymë me ujin e tij të kthjellët si kristal, si edhe me pamjet spektakolare. Ky liqen është i njohur për biodiversitetin e pasur, dhe të apasionuarit pas natyrës mund të kënaqen me zbulimin e llojeve të ndryshme të bimëve dhe të kafshëve që gjenden përreth liqenit. Për aventuristët, ekzistojnë shtigje të shumtë malorë, si edhe rrugë për biçikleta, që të çojnë nëpër pejsazhe të mahnitshme, duke ofruar momente të paharrueshme hulumtimi dhe aventurash.

Largësia: 29 km / 35 min udhëtim me makinë

Kanioni i lumit Tara

Kanioni i lumit Tara, që njihet si kanioni më i thellë në Evropë, dhe kanioni i dytë për thellësi pas Kanionit të Madh të lumit Kolorado, ofron për një aventuristët eksperiencë emocionuese. Përgatituni për një udhëtim me makinë me shumë adrenalinë duke kaluar nëpër pjerrtësi të mëdha duke u mahnitur me bukuritë natyrore që Ju rrethojnë dhe që Ju ofrojnë eksperiencë të paharrueshme, që do t’Ju lejë pa fjalë.

Largësia: 72 km / 1 h 20 min udhëtim me makinë

Durmitori

Parku Kombëtar Durmitor është parajsë për të apasionuarit dhe dashamirësit e natyrës. Mali i Durmitorit është një kurorë mbresëlënëse që e zbukurojnë më shumë se 40 maja malesh dhe 18 liqene. Alpinistët e apasionuar mund të hulumtojnë rrjetin e shtigjeve që të çojnë në pika që ju ofrojnë pamje të bukura që të lënë pa frymë, kurse aventuristët të kënaqen me aktivitete siç janë ngjitjet në shkëmbej, çiklizmi malor dhe paragliding, si edhe itinerare rreth liqeneve me buggy dhe ATV.

Largësia: 37 km / 40 min udhëtim me makinë

Bjeshkët e Namuna

Bjeshkët e Namuna janë një masiv malesh që shtrihet në Mal të Zi, Shqipëri dhe Kosovë. Duke qenë të njohura për bukurinë e tyre të ashpër dhe natyrës së virgjër, Bjeshkët e Namuna janë një parajsë e vërtetë për ata që merren me piknik, për alpinistët, si edhe për admiruesit e natyrës. Me majat e veta dramatike, me luginat e thella dhe liqenet e virgjëra, ky masiv malesh tërheq aventuristët që të hulumtojnë shtigjet e gjata të tij, të shijojnë pamjet e mrekullueshme, si dhe të hulumtojnë bukurinë e jashtëzakonshme të shpateve të tij nga ana malazeze.

Largësia: 80 km / 2orë udhëtim me makinë

Liqeni i Shkodrës

Liqeni i Shkodrës, i cili është liqeni më i madh i Ballkanit, mund të krenohet me shumëllojshmërinë e florës dhe të faunës, e cila, midis të tjerave, ka më shumë se 270 lloj zogjsh. Me ujërat e qeta të tij, moçalishtet e pasura me bimësi, dhe gjireve të fshehura, Liqeni i Shkodrës përbën një parajsë për të apasionuarit pas natyrës, duke ju ofruar atyre lundrime me barkë, lundrime me Stand-Up Paddling, lundrim me kajak dhe vrojtim të zogjve. Hulumtoni brigjet e mahnitshme, zbuloni Manastire të lashtë dhe pushtoni natyrën e qetë, që bën atë që Liqeni i Shkodrës të jetë një çudi e natyrës.

Largësia: 85 km / 1 h 20 min udhëtim me makinë

Vilat Malore

Mountain Retreat by Dukley është kompleks malor i klasës Premium me dhjetë vila luksoze, i cili ofron një kombinim i të natyrës së mrekullueshme, ndërtimit me cilësi të përsosur dhe një begati të shtojcave luksoze të cilat përfaqësojnë stil jetese të veçantë.

Në rast se kërkoni një rezidencë me hapësirë të bollshme në mal ose një strehë në natyrë për aventurën tuaj të radhës, oferta jonë e pasurive të patundshme Ju ofron një jetë harmonike në natyrë të virgjër.

Për të mësuar
më shumë për ofertën tonë
Karakteristikat kryesore
Portieri është i pranishëm 24/7
Ka interier me dizajn elegant
Ndihmë rreth të pajisurit
(po ta kërkoni)
Dizajn i qëndrueshëm i sipërfaqeve të gjelbra
Sistem „Smart home“
Vendndodhje idilike në natyrë të virgjër
5 minuta nga Qendra e skive „Kolašin 1450“
30 minuta nga Parku Kombëtar Mali Biogradska
Intimitet dhe qetësi
Anije falas për në vendpushimin e skive
© Copyright Dukley All rights reserved
Made by MahnaMahna
Jetoni aventurën