Mountain Retreat by Dukley është i lokalizuar në peizazhet e mrekullueshme e Veriut të Malit të Zi, në rrëzë të malit madhështor të Bjellasicës, ndërmjet qendrës së qytetit të Kollashinit dhe të Qendrës së skive „Kolašin 1450“. Ai, me dhjetë vilat e tij, është një kompleks i klasës më të lartë, vila të cilat ofrojnë bashkim unik të natyrës së virgjër, ndërtimit me cilësi të përsosur dhe begati shërbimesh dhe komoditeti luksoz.
Çdo rezidencë është dizajnuar me kujdes në mënyrë që të vejë në dukje mjedisin natyror, e kjo duke përdorur materiale që harmonizohen në mënyrë të shkëlqyer me këtë ambienti mahnitës.
Dorëzojuni përmbajtjeve luksoze dhe shërbimeve që janë menduar me kujdes për të siguruar një stil jetese të pakrahasueshëm. Si në rastin kur kërkoni vilë malore luksoze, ose strehë të ngrohtë për aventurën tuaj të radhës në natyrë, pasuritë tona të patundshme do t’Ju ofrojnë jetë më të mirë të harmonizuar me natyrën.
Në mënyrë që të sigurojmë komoditet për klientët tanë dhe pronarët e apartamenteve gjatë sezonit të skive, shërbimi falas shatëll bën transport nga Mountain Retreat by Dukley deri tek Qendra e skive, duke siguruar qasje të shpejtë tek pistat e skive (udhëtim që zgjat vetëm 5 minuta). Me këtë gjë, sigurohet mundësia për tu kënaqur në skijim e relaksim në Qendrën e skive pa u shqetësuar për parkimin e automjetit personal.
Merrni më të mirën nga dy botët: strehë e qetë malore dhe vend frymëzues plot me aventura dhe emocione.
Si në rastin kur kërkoni qetësi në gjirin e natyrës së virgjër malore, ashtu edhe kur jeni të etur për pushim aktiv, Kollashini dhe mali i Bjellasicës ju ofrojnë si njërën ashtu edhe tjetrën, në një bashkim harmonik që të mahnit. Përjetoni një ekuilibër të qetësisë dhe aventurës, kur ndërkohë krijoni kujtime të paharrueshme në këtë parajsë malore unike.